Dalin përgjimet e eskortës në Tiranë: Gjatë Ramazanit nuk më vjen kush…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit la në burg një një vajzë turke që akuzohet se kishte ardhur në Shqipëri si punonjëse seksi.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, paraqitet dëshmia e vajzës, që pohon se në Tiranë kishte ardhur për të punuar pas propozimit të një mikeje, që i tregonte se në Shqipëri mund të fitonte shumë të ardhura.

Në Tiranë, e priti Sinan Borat, që punonte si taksist dhe që ishte i gatshëm ta ndihmonte për të gjetur apartamentin dhe për gjithçka tjetër i nevojitej”. Borat ka treguar se për tre vite kishte punuar si parukier në zonën e Astirit, por për shkak të fitimeve të ulëta, vendosi të punonte si taksist për eksortat, që më parë i kishte pasur kliente në parukeri.

“Më tha pse nuk shkon atje të punosh si eskortë, sepse ka shumë para, klientët paguajnë shumë. Më tha do të të presë atje një miku im turk”, thuhet në dëshminë e vajzës.

Ajo do të punonte përmes një grupi në WhatsApp me emrin “Isil”, ku ishin tre anëtarë: vetë ajo si punëtore, një vajzë me pseudonimin Cansu (operatore) dhe Hakan, i cili ishte menaxher dhe gjente klientët që i dërgonte në apartamentin ku ajo qëndronte, thuhet në dosje.

E reja ka pranuar që përfitimin nga puna si eskortë ta ndante përgjysmë me Hakanin, i cili jetonte në Turqi. Po ashtu, për pagesën e qirasë së apartamentit kishin rënë dakord që të ndanin shpenzimet. Hakan, përmes komunikimit në grupin WhatsApp sillte klientët në adresë. Pagesat kryheshin paraprakisht, nga 150 deri në 200 euro për 30 minuta.

Kur arrinte një shumë të konsiderueshme parash, vajza njoftonte Hakanin, i cili dërgonte një person pranë apartamentit për të tërhequr paratë, ndërkohë që gjatë muajit të Ramazanit ankohej për shkak se nuk kishte shumë klientë. m.p.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV