Arrestohet në Abu Dhabi kreu i mafies shqiptare të Ekuadorit, Dritan Gjika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Gjika, kreu i mafies shiptare të trafikut të drogës në Ekuador është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dritan Gjika është arrestuar për llogari të Ekuadorit. Gjika u arrestua në një operacion të koordinuar nga Njësia Kombëtare e Interpolit në Ekuador, në bashkëpunim me homologët e saj në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe në Spanjë, dhe falë punës hetimore dhe shkëmbimit të informacionit përmes programit PAcCTO 2.0, më 26 maj 2025 dhe u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimin e Dritan Gjikës, i cili është subjekt i dy Njoftimeve të Kuqe të Interpolit për trafik droge, pastrim parash dhe organizatë kriminale.

47-vjeçari Gjika, për herë të parë shkoi në Ekuador në vitin 2009 me vizë vizitori të përkohshëm. Ai u bë një nga personat më të kërkuar në vend, pasi udhëhiqte një organizatë kriminale që operonte si në Ekuador ashtu edhe në Spanjë, duke dërguar sasi të mëdha të substancave të kontrolluara në vendet e Amerikës Qendrore dhe në Europë (në veçanti në Holandë, Belgjikë dhe Spanjë).

Struktura kriminale që ai drejtonte përfshinte një nivel drejtues, logjistikë dhe bashkëpunëtorë që punonin në realizimin e këtyre veprave penale, me ndihmën e kompanive të ligjshme që përdornin për pastrimin e parave dhe fshehjen e veprimtarive tregtare e financiare.

Gjithashtu, pjesë e kësaj rrjete ishin edhe punonjës të porteve detare, të cilët vepronin si informatorë dhe ndihmonin kriminelët të maskonin dhe të ndotin kontejnerët me lëndët e paligjshme, duke përdorur metodën e ashtuquajtur “grepi i verbër”.

Në vitin 2024, Dritan Gjika u identifikua nga Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit si drejtues i operacioneve të mafias shqiptare në këtë vend, pas një bastisjeje në një banesë në një lagje rezidenciale të Guayaquilit. I ndaluari aktualisht do t’i dorëzohet autoriteteve përkatëse për të vijuar me procedurën e ekstradimit. m.p.

Të fundit

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Zoti President, heshtja juaj është më e zhurmshme se çdo fjalim

Nga Fejzo Subashi Zoti President, Në një kohë kur rajoni lëkundet në pasiguri, kur tensionet në Kosovë prekin drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shqiptarëve, kur liderë botërorë...

Paga 500 euro dhe strehim, skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është...

“Shkruaja për gazeta që sot janë mbyllur, siç po mbyllet dhe ‘Panorama’”

Nga Shpëtim Luku Gazetarinë e shkruar e kam dashur me pasion. Para se të bëhesha gazetar profesionist, kisha mbi 180 shkrime të botuara në gazeta...

Lajme të tjera

Web TV