Rama mesazh socialistëve: Përgatituni për zgjedhjet lokale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot deputetët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majit në një takim në Pallatin e Brigadave në Tiranë, teksa ka dhënë porositë e tij në marrjen e mandatit të katërt.

Rama preku shkurtimisht disa pika në të cilat do të punojnë gjatë këtij mandati. Më tej, referuar 83 mandave të fituara, kryeministri i konsideroi 1 mandat të vetëm, atë të Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030.

“Por përpara se ta mbyll këtë fjalë të përbashkët, dua të prek nevojë emergjente një bazë nisje të posaçme që rruga drejt finishit të jetë me shpejtësinë e duhur.

E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4. Lista është hapur për propozime. Është një kohë e artë dhe nevojë jetike, jam i bindur që do mësojmë shumë, jam i sigurtë që do mësojmë shumë.

Së treti, duhet të nisim menjëherë përgatitjet dhe punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë, pa asnjë ekzagjerim, projektojeni 4 vite pas dhe imagjinoni që ne mos ta kemi shpërblyer me fakte gjithë këtë besim që na dhatë.

83 mandate nuk janë një mënyrë për të treguar se kush jemi ne, por kush mund dhe duhet të jemi ne. Nuk duhet të na trimërojë, në kuptimin që të bëhemi si ajo shprehja “i riu si veriu”, por të na urtësojë, që t’i kuptojmë dy herë veprimet që duhet të ndërmarrim.

Në thelb, e vërtetë është se jemi 83 deputetë, por jo 83 mandate, është vetëm 1 mandat, ai i Partisë Socialiste.”, tha Rama. m.p.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV