Cila është puna më e kënaqshme në botë?/ Lista e profesioneve do ju surprizojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cila është puna më e kënaqshme në botë? Një studim u përpoq t’i përgjigjej kësaj pyetjeje duke anketuar 59,000 estonezë të punësuar në 263 vende të ndryshme pune. Pjesëmarrësve në anketë iu bë pyetja për punën e tyre, pagën , personalitetin dhe sa të kënaqur ishin me jetën e tyre në përgjithësi dhe me punën e tyre në veçanti. Rezultatet, të cilat ende nuk janë rishikuar nga kolegët, janë publikuar në PsyArXiv Preprints .

Kënaqësia në jetë . Nga përgjigjet e të intervistuarve, të ashtuquajturit ” profesionistë fetarë ” rezultuan të ishin më të kënaqurit me jetën e tyre. Më pas vijnë punëtorët e llamarinës dhe të vetëpunësuarit. Psikologët, profesionistët e shëndetit dhe masazhatorët gjithashtu u renditën në dhjetëshen më të kënaqur .

Rojet e sigurisë, postierët dhe punonjësit e kërkimit të tregut e mbyllin listën, së bashku me kamerierët, kasapët dhe instruktorët e drejtimit të automjeteve.

Kënaqësia në punë . Sa i përket kënaqësisë në punë , më të lumturit janë dentistët , të ndjekur nga obstetërit dhe parukierët, por edhe shkrimtarët, zhvilluesit e softuerëve dhe – edhe një herë – profesionistët fetarë dhe të shëndetit. Nga ana tjetër, transportuesit, punëtorët, ndihmësit e kuzhinës dhe kamerierët nuk ishin shumë të kënaqur.

Paratë dhe suksesi nuk kanë shumë rëndësi (aq shumë). Rezultatet tregojnë se jeta dhe kënaqësia në punë nuk varen nga suksesi apo paga , por nga mungesa e stresit dhe nëse puna e dikujt të bën të ndihesh i përmbushur. «Prisja që prestigji i një pune të ishte i lidhur fort me kënaqësinë që marrim prej saj, por gjetëm vetëm një korrelacion të lehtë midis të dyjave», shpjegon Kätlin Anni, një nga autoret e studimit, duke shtuar se « punët me prestigj të ulët mund të jenë shumë të kënaqshme ». Eksperti vëren gjithashtu një faktor që është i përbashkët për punët më pak të kënaqshme – stresin, i cili shpesh vjen nga një rol i rëndësishëm me shumë përgjegjësi, siç është ai i një menaxheri në një kompani shumëkombëshe . Kjo, thekson ai, do të shpjegonte gjithashtu pse punëtorët e vetëpunësuar u gjetën të jenë ndër më të kënaqurit me jetën e tyre .

Lexo edhe :  Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Ndërsa pranon se disa aspekte të këtij hulumtimi mund të jenë të vlefshme edhe në vende të tjera, Anni këshillon kundër përgjithësimit, pasi në Estoni mund të ketë norma kulturore që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë punën e tyre./E.T/FOCUS.IT

Të fundit

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk,...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Lajme të tjera

Web TV