Auron Tare mesazh pas emërimit të vëllait te Milani: Na i kurseni urimet hipokrite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Auron Tare ka falenderuar miqtë dhe dashamirësit e vëllait të tij, Igli Tare, pas marrjes së postit si drejtori i ekipit të Milanit.

Përmes një posti në rrjetin social Facebook, shprehet se ndihet krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierë.

Ndër të tjera ai u ndal te ‘urimet hipokrite’, për të cilat kërkon që ‘të kursehen’.

“Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e Iglit, të Babait dhe të mitë të cilët kanë dërguar mesazhe urimesh dhe mbështetje për një sprovë shumë të madhe që një shqiptar do të ndërmarrë në arenën botërore të futbollit, më duhet t’i them edhe  dy fjalë si një njeri që nuk e njeh futbollin dhe atë italian në vecanti.

Si një shqiptar ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që kanë shkruar që nga Zelanda e Re, Alaska, Kalifornia apo ndonjë fshat i thellë këtu në Shqipëri edhe unë jam shumë krenar që një shqiptar arrin një majë të tillë në karrierën e tij personale.

Suksesi i Iglit duhet të frymëzojë çdo shqiptar që vendos të provojë veten dhe fatin e tij në botën e madhe ku sot jetojmë apo kontribuojmë. Urimet e sinqerta të shumë shqiptarëve i vlerësoj shumë si një mbështetje me të vërtetë e sinqertë.

Por më duhet të them se sot në mëngjes lexova edhe disa urime thellësisht hipokrite.  Më duhet të them se Shqipëria futbollistike dhe ajo politike nuk patën ndonjë dëshirë apo vullnet  që ish- drejtorin e Lacios ta përfshinin apo angazhonin ndonjë projekt sportiv për të mirën e vendit.

Prandaj urime Iglit dhe na kurseni hipokrizitë shqiptare please”, shprehet Auron Tare./e.t

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV