“I ndershëm deri në fund”/ Artan Shkreli loton në fjalimin e lamtumirës për Lamen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dhimbje të thellë dhe emocion, Artan Shkreli, një nga miqtë më të ngushtë të publicistit dhe aktivistit të njohur Artan Lame, mbajti fjalimin prekës në ceremoninë e lamtumirës.

Ai përshkroi Lamen si një njeri të veçantë, me zemër të madhe dhe përkushtim të pashoq ndaj familjes, punës dhe kauzave që mbrojti me pasion gjatë jetës së tij.

“Sot është një dhimbje e madhe për të gjithë. Sot po ndahemi nga një pjesë e vetes sonë. Artan Lame ishte unik, djali i madh dhe i dashur i prindërve, studenti kurioz i inxhinierisë, bashkëshort i përkushtuar dhe baba i dhembsur. Ai qe ndër të parët drejtorë të trashëgimisë kulturore, ishte aktivist karizmatik i mbrojtjes së kauzave, si drejtor i ALUIZMI-t ai ndihmoi me legalizimin e shtëpive për shumë qytetarë dhe publicist i jashtëzakonshëm.

Artan Lame ishte i shumëanshëm. Ai ishte vëlla im prej jete. Ishte një mik i shquar, kemi folur për historinë, për Shqipërinë. Ishte i ndershëm deri në fund dhe fisnik në heshtje. E kishte zemrën e madhe dhe të lodhur, ai dha më tepër nga se mori”, tha Artan Shkreli./e.t

Të fundit

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, një...

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington,...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV