Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Në një deklaratë zyrtare, OSBE shpreh shqetësimin e saj për rastet e frikësimit dhe pengesave që gazetarët kanë hasur para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“Ritheksojmë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë”, thuhet në deklaratë, ku theksohet gjithashtu angazhimi i OSBE-së për të mbështetur përpjekjet në mbrojtje të gazetarëve dhe për sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të hapur për median në Shqipëri.

Organizata shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet shqiptare dhe aktorët relevantë në përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare në kuadër të OSBE-së, për të garantuar një hapësirë mediatike ku sundon liria e shprehjes dhe siguria e profesionistëve të medias. m.p.

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV