Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj përmes një postimi në Facebook kërkon që të rinumërohen votat e qarkut të Vlorës dhe Fierit.
Lapaj pretendon se pas shqyrtimit të pamjeve nga qendrat e numërimit dhe shqyrtimit të procesverbaleve nga KZAZ-të, rezulton se koalicionit “Nisma-Shqipëria-Bëhet” i është marrë nga një mandat në Vlorë dhe Fier prej Partisë Socialiste.
“Qarku Fier dhe Vlorë duhen rinumëruar. Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën të plota në dispozicion dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse. Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga PS me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim”, shkruan Lapaj.
Më tej ai nënvizon se “për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës”.
“Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në KQZ. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht”, shkruan Lapaj.
Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal sipas Lapajt:
ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem, i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;
ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.
ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.
ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Lëvizjes Atdheu.
ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3. m.p.