Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit për qarqet Gjirokastër dhe Vlorë.
Pas ankimimeve të paraqitura për qarqet Kukës, Berat dhe Korçë, PD kërkon që të shpallet i pavlefshëm rezultati zgjedhor në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës dhe përsëritjen e votimeve.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur dhe zyrtarizuar procesin zgjedhor duke certifikuar rezultatet për të 12 qarqet e vendit, me Partinë Socialiste që ka fituar 83 mandate, ndërsa koalicioni PD-ADSHM ka siguruar 50 deputetë në Kuvendin e ri. m.p.