Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit.
Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh në hyrje të Parlamentit, duke vendosur në to dhe disa pankarta me këto mbishkrime: “Për çfarë ju kemi zgjedhë?”, “Çdo vonesë ka kosto!”, “Boll” dhe “Cirku i demokracisë”, shkruan A2.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovë,s thekson se “120 karriget bosh janë vendosur përballë hyrjes së Kuvendit, një për secilin deputet që për më shumë se tre muaj ka dështuar të përmbushë detyrimin me të rëndësishëm të mandatit të tij, atë të besimit të qytetarëve përmes një Kuvendi funksional”.