Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara. Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë kishte urdhëruar ndalimin e të gjithë studentëve të huaj nga Universiteti i Harvardit, por një gjyqtar më pas e kishte bllokuar këtë vendim.

Administrata Trump po u kërkon ambasadave dhe konsullatave amerikane që të ndalojnë caktimin e intervistave për studentët që kërkojnë vizë për të ndjekur studimet në SHBA. Politico citon një dokument diplomatik të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Ky veprim konsiderohet si një hap i parë drejt masave të reja që – sipas Politico – do të përfshijnë edhe vlerësimin e profileve në rrjetet sociale të aplikantëve për viza.

Ky vendim do të shtonte një kapitull të ri në konfliktin që presidenti Trump ka shpallur ndaj botës universitare amerikane, të cilën ai e konsideron si të rreshtuar në kampin “liberal”. Administrata amerikane është gjithashtu gati të anulojë të gjitha kontratat e mbetura të qeverisë federale me Universitetin e Harvardit, me një vlerë të vlerësuar prej 100 milionë dollarësh. Kjo del nga një letër e dërguar nga Shtëpia e Bardhë për agjencitë federale të SHBA-së dhe e raportuar nga New York Times, ku qeveria u kërkon atyre të “gjejnë furnitorë alternativë” për shërbimet e ardhshme. m.p.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV