Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit qershor kundër Ekuadorit, më 5 qershor në transfertë, dhe pesë ditë më vonë ndaj Paraguait.

Në 25 emrat e thirrur nga Ancelotti nuk kishte surpriza. 65-vjeçari rikthen në skuadër mesfushorin e Manchester United, Casemiro, dhe sulmuesin e Tottenham, Richarlison, shkruan A2.

Dyshja nuk ishte grumbulluar me Brazilin që nga humbja 2-0 ndaj Uruguait në tetor 2023.

Ndërkohë, jashtë është lënë Rodri dhe sulmuesi Neymar, i cili për shkak të një dëmtimi në kofshë që pësoi në muajin prill ende nuk është gati dhe në formën e tij më të mirë.

Në fjalët e tij të para si trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti u shpreh se është “i nderuar dhe krenar që drejton ekipin më të mirë në botë”, ndërsa synon të fitojë Kupën e Botës 2026.

“Kam një punë të madhe përpara meje. Jam i kënaqur me grupin që kam, sfida është e madhe. Gjithmonë kam pasur një lidhje të veçantë me këtë ekip. Do të punojmë për ta bërë Brazilin përsëri kampion. Ky është synimi ynë”, tha Ancelotti.

Brazili është në vendin e katërt në kualifikueset e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut, me katër ndeshje të mbetura, ndërsa gjashtë ekipet e para në renditje fitojnë kualifikim direkt në Botërorin 2026. m.p.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV