Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Rama ndan fotot, ralizimi fizik ka arritur në 50%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme shprehet se deri më tani është realizuar 50% e punimeve.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

Zgjerimi do të përfshijë shtimin e tre korsive hyrëse dhe tre korsive dalëse, duke reduktuar presionin e trafikut që shpesh shfaqet në këtë rrugë, veçanërisht gjatë muajve të verës kur lëvizja arrin në nivele të larta prej 90 000 deri në 130 000 automjete në ditë.

Projekti pritet të përfundojë brenda dy viteve. Gjatë kësaj periudhe, nuk është parashikuar bllokimi i autostradës, por do të ketë kufizime të shpejtësisë së lëvizjes, me qëllim ruajtjen e sigurisë së ndërtimit dhe të udhëtarëve.

Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit./e.t

Të fundit

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

Lajme të tjera

Web TV