Studimi: Fëmijët që nuk e përtypin mirë ushqimin, më të pritur ndaj obezitetit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer në Japoni, fëmijët që përtypin më pak, hanë me nxitim dhe me gojën plot janë më të prirur ndaj obezitetit. Hulumtimi, i realizuar nga Universiteti i Osakës, analizoi zakonet ushqimore të rreth 1.400 fëmijëve të moshës 9 deri në 10 vjeç dhe zbuloi se mungesa e përtypjes së mirë lidhet drejtpërdrejt me rrezikun për t’u shëndoshur.

Sipas rezultateve, fëmijët që përtypnin keq kishin rreth 1.5 herë më shumë gjasa të ishin obezë, ndërsa ata që hanin me shpejtësi përballeshin me një rrezik pothuajse dyfish. Gjithashtu, konsumimi i ushqimit me gojën plot u shoqërua me një tendencë më të lartë ndaj kësaj sëmundjeje.

Studimi tregoi se kjo sjellje ishte më e përhapur tek djemtë, ndërkohë që 167 fëmijë u klasifikuan si obezë gjatë vlerësimit. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën shkencore “Science Direct”./E.Ç

Të fundit

Bregdeti i Vlorës i ndotur, Pushuesit: Shqetësimi ynë janë ujërat e zeza

Bregdeti i Vlorës edhe në këtë sezon veror po frekuentohet nga pushues të shumtë, vendas e të huaj. Por...

Izraeli do bllokojë mbërritjen Greta Thunberg me anije në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë...

Fusha e blertë e Berat Gjimshitit dhe fusha e kuqe e Hashim Thaçit

Nga Fatbardh Rustemi Ndeshja me serbët dhe komentet që pasuan më sollën në mend filmin shqiptar “Fusha e blertë, fusha e kuqe” të regjisorit Gëzim...

FSHF falënderon Policinë e Shtetit pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme...

Pleqëri pa taksa, qeveria po tenton të ndihmojë të moshuarit! 1 në 5 jemi mbi 65 vjeç

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç....

Lajme të tjera

Web TV