India kapërcen Japoninë dhe bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

India ka kaluar Japoninë për të zënë vendin e katërt në listën e ekonomive më të mëdha të botës, sipas projeksioneve të fundit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe konfirmimit nga NITI Aayog.

Sipas të dhënave, GDP-ja nominale e Indisë për vitin fiskal 2025–2026 pritet të arrijë në 4.187 trilionë dollarë, duke e tejkaluar lehtë Japoninë me një diferencë të vogël, rreth 0.6 miliardë dollarë. Kjo rritje e vendos Indinë menjëherë pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Gjermanisë në renditjen botërore.

Megjithatë, ekspertët vënë në dukje se ky është më shumë një hap simbolik sesa një ndryshim real në balancat ekonomike globale. Të ardhurat për frymë në Indi mbeten rreth 13 herë më të ulëta se në Japoni, duke reflektuar ende sfidat e thella strukturore në zhvillimin e brendshëm të vendit.

Ekonomistët kujtojnë gjithashtu se FMN në të kaluarën ka pasur vështirësi në parashikimin e krizave të mëdha ekonomike, përfshirë kolapsin financiar të vitit 2008 dhe efektet e tarifave tregtare në dekadën e fundit./e.t

Të fundit

Befason studimi i fundit, shkencëtarët: Njerëzit lëshojnë dritë!

A ju kanë thënë ndonjëherë se dukeni rrezatues? Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Calgary dhe Këshilli Kombëtar...

“Shqiptarët qajnë 3 herë në ditë në Amerikë, se atje duhet të punojnë. Këtu…”

Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit në SHBA, së fundmi ka bërë një deklaratë që ka...

Legjenda Capello flet për Igli Taren: Duhet ta themi me zë të lartë, ai…

Igli Tare ka marrë komplimente nga një legjendë si Fabio Capello. Zyrtarizimi se Allegri pranoi ofertën e drejtorit sportiv të Milanit për t'u rikthyer...

7 kushtet e Francës që të njohë shtetin palestinez, a do të ndodhë?

Franca do të jetë së bashku me Arabinë Saudite, kryesuese e një konference ndërkombëtare që do të mbahet nga 17 deri më 20 qershor...

Trajneri serb i Elbasanit parashikon ndeshjen Shqipëro-Serbi: Ata kanë diçka që…

Sa më tepër afrohet data e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, aq më shumë përflitet kjo përballje që për shkak të së shkuarës i...

Lajme të tjera

Web TV