Mourinho: “Shpresoj që Interi të fitoj Championsin por tripleta është vetëm e imja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi ka mundësinë të fitojë Ligën e Kampioneve, një trofe këtë sezon, pasi dështoi në kampionat dhe në Kupë.

Në prag të kësaj finaleje me PSG-në, ka folur ish-trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho.

“Special One” i cili fitoi me Interin tripletën në 2010-ën, ka bërë shaka me mikrofonat e “Sky Sport”, duke thënë se ndihej i lehtësuar që e kishte mbajtur të paprekur faktin që vetëm ai ka fituar tripletë me zikaltërit.

“Do të jem pak i keq, por shumë i sinqertë. Kisha shumë frikë se ata mund të fitonin tripletën dhe nuk doja që ata ta fitonin. Tripleta është e imja”, tha ai duke qeshur.

“Tani që kanë humbur si kampionatin ashtu edhe Kupën e Italisë, duhet të them se do të doja t’i shihja të fitonin Ligën e Kampioneve. Megjithatë, Luis Enrique po bën një punë të jashtëzakonshme në Paris. Ai e ka transformuar plotësisht ekipin. Ata kanë humbur, le të themi, lojtarin e tyre numër një, por kanë arritur të rindërtojnë gjithçka në një mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, nëse Luis do të fitonte, do të isha i lumtur edhe për të”, përfundoi Mourinho./ D.C

Të fundit

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen...

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me...

A po afrohet një Luftë e Tretë Botërore?

Dy javë pasi ish-aleatët, në një botë gjithnjë e më e ndarë, përkujtuan veçmas 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë,...

Përplasja SHBA-Kinë, Emmanuel Macron: Rreziku më i madh për botën

Presidenti francez Emmanuel Macron tha ditën e sotme se përçarja midis dy superfuqive, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është rreziku kryesor me të cilin...

Liverpool zyrtarizon transferimin e parë, Frimpong firmos për 5 sezone me Reds

Liverpool ka konfirmuar një marrëveshje për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen. Kampionët e Premier League kanë vendosur të paguajnë klauzolën e...

Lajme të tjera

Web TV