Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg nga një gjykatë në Stamboll. Ai dhe kolegu i tij, aktori Rıza Kocaoğlu, janë shpallur fajtorë për dhënie të dëshmisë së rreme në një rast të lidhur me protestat e njohura të Parkut Gezi të vitit 2013.

Sipas vendimit të gjykatës, Ergenç është dënuar me një vit e 10 muaj burg, ndërsa Kocaoğlu me një vit e 8 muaj. Megjithatë, shpallja e vendimit u shty, çka do të thotë se dënimi nuk do të zbatohet për sa kohë që të dy nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale në të ardhmen.

Protestat e Parkut Gezi, që shpërthyen në vitin 2013, përfshinë dhjetëra mijëra qytetarë që demonstruan kundër qeverisë së atëhershme të kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan. Rasti në fjalë lidhet me hetimet ndaj agjentes së njohur të talenteve, Ayşe Barım, e cila është në paraburgim që nga janari, nën akuzat për përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues.

Prokuroria pretendon se Barım ka patur lidhje të ngushta me figura kyçe të lëvizjes Gezi, përfshirë biznesmenin Osman Kavala dhe aktorin Memet Ali Alabora. Halit Ergenç dhe Rıza Kocaoğlu i kanë mohuar akuzat dhe kanë kërkuar pafajësi gjatë seancës gjyqësore./E.Ç

Të fundit

Del prapaskena: Elon Musk përdor ekstazi, kërpudha halucinogjene dhe ketaminë

Në muajt e kaluar përkrah Donald Trump, Elon Musk dyshohet se përdori narkotikë pavarësisht deklaratave të tij se ishte...

Analizat finale: Fëmijët në Gramsh u helmuan nga salmonela në vezë

Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë...

Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

Süddeutsche Zeitung ka zbuluar disa detaje të pathëna për refuzimin që Florian Wirtz i bëri Bayern-it, duke zgjedhur transferimin te Liverpool. Bayern ishte gati të...

Befason studimi i fundit, shkencëtarët: Njerëzit lëshojnë dritë!

A ju kanë thënë ndonjëherë se dukeni rrezatues? Sipas hulumtimeve të realizuara nga Universiteti i Calgary dhe Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Kanadasë, ju...

“Shqiptarët qajnë 3 herë në ditë në Amerikë, se atje duhet të punojnë. Këtu…”

Gazetarja e njohur Eva Dori, e cila është zhvendosur prej 10 vitesh përtej oqeanit në SHBA, së fundmi ka bërë një deklaratë që ka...

Lajme të tjera

Web TV