Tuna flet për marrëdhënien me Cozman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo herë që Tuna dhe Cozman ndajnë një skenë, apo publikojnë një bashkëpunim, interneti nis e pyet: “A janë bashkë sërish?” Dhe meqë janë parë shpesh bashkë në koncerte, thashethemet kanë marrë flakë sërish. Mirëpo Tuna u dha fund spekulimeve, gjatë një interviste në “The Dalina Show”.

E pyetur për aludimet se ajo dhe Cozman janë rikthyer si çift, Tuna u shpreh:

“Ne kemi vendosur të rikthejmë atë nostalgjinë dhe t’i përmbushim ato dëshira dhe pritshmëri të publikut që na ka mbështetur fort gjatë kohës së ‘Fenix’. Kemi bërë pafund koncerte dhe paraqitje bashkë. Thjesht kemi vendosur pozitivisht t’u përgjigjemi kërkesës së tyre për këto projekte.

Tuna e pranoi që vetë ideja e rikthimit të tyre në skenë shkakton një valë nostalgjie te publiku, por e bëri të qartë se përtej koncerteve dhe bashkëpunimeve, nuk ka asnjë histori dashurie.

“Ajo pjesë e mediave që interpretohet dhe keqinterpretohet është diçka që nuk më pëlqen në këtë pikë të jetës ku jam, nuk është se më befason.”

Në fund të intervistës, Tuna e tha qartë: “Kemi thjesht kimi artistike të pastër”. Asgjë më tepër.

Tuna dhe Cozman patën një lidhje 3-vjeçare së bashku dhe publikuan disa hite të suksesshme, ku padyshim playlist-at i kryesoi “Fenix”. Pas ndarjes, Cozman bëri një shkëputje nga muzika, ndërsa Tuna u rikthye me disa këngë, por sërish nuk qëndroi po aq aktive sa dikur.

Në vitin 2023, ata bashkëpunuan për këngën “I huj”, u shfaqën në disa koncerte bashkë, gjë që nxiti thashethemet për një ribashkim. Siç duket, sot ata janë vetëm kolegë dhe asgjë më shumë./E.Ç

Të fundit

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama,...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV