‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Tiranë ka vendosur të mos pranojë ankimin e Arben Isufaj, i cili në Fierit njihet “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin e shpalljes në kërkim të njeriut që konsiderohet si i fort i Fierit.

Prej muajit Shkurt 2025, gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Ky vendim nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit, ka marë në shqyrtim rastin në fjalë, duke vendosur rrëzimin e ankimit të bërë nga Arben Isufaj dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” për të “fortin” e Fierit.

Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi. Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi Cjapi ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.

Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.

Nga burimet konfirmohet se Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një dosje për 3 persona, mes të cilëve dhe Pëllumb Yzeiraj, që dyshohet se kanë vrarë në 1997, Julian Isufaj, xhaxhain e Arben Isufajt.

Ky i fundit, më herët ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e Demir Backës. Por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje.

Lexo edhe :  Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Ndërsa vite më parë ja hodhi drejtësisë, ndonëse kërkohej për krime të rënda nga drejtësia italiane, si trafik droge dhe vrasjen e Pirro Koçiut në Tiranë. ELTON QYNO /m.p.

Të fundit

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama,...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV