“Dua të mbështes dy maturantë jetimë për universitetin”, nisma e veçantë e inxhinierit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një inxhinier i quajtur Azmer Duleviç ka shpërndarë në Facebook një nismë domethënëse. Ai ka vendosur të ndihmojë dy maturantë jetimë për studimet universitare.

“Duke qenë se jemi në periudhën e aplikimeve në universitete, kam vendosur personalisht të ndërmarr një nismë për të mbështetur dy maturantë jetimë, një djalë dhe një vajzë, duke u paguar kostot e universitetit. E di nga përvoja personale sesa sfiduese mund të jetë rruga drejt arsimit, sidomos kur përballesh me vështirësi ekonomike. Edhe pse pata fatin të kem pranë të dy prindërit, e kuptoj sa e vështirë është kjo rrugë për ata që nuk kanë mbështetje familjare”, shkruan Duleviç në faqen e tij.

Një gjest human dhe plot kuptim, i cili duhet të kthehet në një akt masiv solidariteti në shoqërinë shqiptare. Edhe pse qeveria shqiptare ka disa vite që krijon skema mbështetëse për studentët, e mira nuk ka fund, kështu që gjithsecili prej nesh mund të japë një ndihmë për të rinjtë. Arsimi është themeli i zhvillimit të njeriut. m.p.

Të fundit

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama,...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen në procesin zgjedhor!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

Vjosa Osmani takon kongresistet amerikane, tema kryesore stabiliteti në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për garantimin e stabilitetit afatgjatë në...

Para, miell, legalizim dhe shantazh, deputeti demokrat tregon variantin e PD për 11 majin

Deputeti i zgjedhur demokrat Ivi Kaso ka denoncuar në A2 CNN krimet zgjedhore të 11 majit. Në Ditarin me Bruna Çifligun ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV