Rama e quajti ‘gafë’, shteti gjobë 500 mijë € për një aksident me plagosje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vendim gjyqësor që detyron shtetin të paguajë 500 mijë euro për një aksident pa pasoja për jetën ka ngjallur indinjatën e Kryeministrit Rama, i cili 2 ditë më parë e cilësoi “gafë” të drejtësisë.

“Kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë 8 vite më parë, ku nuk ka pasur as të vdekur e të plagosur, por shoferi me bashkëshoferen kanë pasur vizionin të hedhin shtetin në gjyq për rrezikun e jetës. Vendimi është marr brenda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro”, tha Rama.

Vendimi për të cilin Rama akuzon drejtësinë është dhënë nga gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj në Dhjetor të 2020 dhe është lënë në fuqi edhe nga gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Marsela Dervishi gjatë këtij muaji.

Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në Gusht të 2017-ës, në kantierin e rrugës Vlorë –Peshkëpi, ku u përfshinë 6 gra, të afërme me njëra-tjetrën. E plagosur mbeti Eglantina Demiraj, pasagjere e vendit të parë, ndërsa të tjerët shpëtuan pa lëndime. Makina që drejtohej nga Nikoll Kacaj doli nga rruga e përfundoi në kanal.

Në vendimin e Gjykatës së Vlorës, që Report TV ka arritur të sigurojë, thuhet se e plagosura Eglantina Demiraj, ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, vështirësi në lëvizjen e këmbëve, që sjellin humbje të aftësisë së përkohshme për punë. Aksidenti, sipas gjykatës, ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryheshin në rrugë dhe mungesës së sinjalistikës.

Pala e paditur, dhe që sipas vendimit të gjykatës do të duhet të paguajë dëmshpërblimin, është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pavarësisht se punimet në rrugë i ishin besuar një kompanie private. Në vendimin e argumentuar të Gjykatës së Vlorës, shpallur më 24 Dhjetor 2020, faji bie mbi Fondin, pasi “Leja e Ndërtimit ka dalë në emër te këtij institucioni, dhe se ai konsiderohet përgjegjës për zhvillimin e projektit, mbikëqyrjen dhe zbatimin e tij. Për pasojë, çdo dëm i shkaktuar palëve të treta, nga përdorimi i këtij segmenti rrugor, është vlerësuar si një barrë që duhet ta mbajë enti shtetëror. /Shqiptarja.com m.p.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV