“Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi Rama, i tha që na duhesh për 2029”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama.

“Berisha ka paraqitur dorëheqjen, po ajo refuzua ashpër nga Rama, sepse ai i ka thënë që na duhesh deri në vitin 2029. Nuk ka nevojë Rama që të blinte vota, sepse ka në dorë kryetarin e opozitës, pra Berishën e ka në xhep. Kjo që po ndodh ka interesin personal të Berishës që të mos largohet. Ai sa herë që pëson humbje ka një avaz, ai nuk njeh rezultatin dhe nuk e dorëzon partinë. Nëse ai e lëshon tani partinë duhet që të hap garën për zgjedhje’, tha ai.

Sipas tij, Berisha nuk duhet që të kërkoj hapjen e kutive të votimit për zgjedhjet, por hapjen e kutive të primareve.

“Berisha nuk e ka problemin që ka rënë politikisht, por ai ka rënë fizikisht. Ai kërkon që të hap kutitë për zgjedhjet, por ai në radhë të parë duhet që të hap votat e primareve. Demokratët votuan dhe procesverbalet i grisi Berisha dhe vendosi kë donte në listë të hapur ose të mbyllur”, tha ai.

Të fundit

Zbulohen bomba të LIIB/ Realizohet evakuimi më i madh në Gjermani

Në Këln është bërë evakuimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore, zbulimit të tre bombave të...

REL: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe...

Shkencëtarët: Teoria rreth fatit të galaktikës sonë mund të jetë e gabuar

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës – e parashikuar të ndodhë përreth 4.5...

Njerëzit emocionalisht të fortë: 7 tipare dalluese

Njerëzit emocionalisht të fortë shpesh ngatërrohen me ata që duken të ashpër ose dominues. Në të vërtetë, forca emocionale nuk lidhet me imponimin apo...

Doktori i ri i Partisë Demokratike

Nga Vitjon Nina Ndoshta në mënyrë embrionale, Partia Demokratike i ka ngjizur vetes një risk për të qenë ngushtësisht e lidhur me figurën e një...

Lajme të tjera

Web TV