Zbulohet mesazhi, çfarë plani ka PD për seancën e nesërme në Parlament?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi uu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë për seancën e nesërme në Kuvend. Në mesazhin e tij, kreu i grupit demokrat njofton deputetët se në seancën e nesërme do të paraqesin faktet e plota për zgjedhjet e 11 majit që PD i quan farsë elektorale.

“Të nderuar kolegë, nesër në orën 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrin pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit”, thuhet në mesazhin e Bardhit për deputetët e PD para seancës plenare të Kuvendit.

Kuvendi do të vijojë veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature.

Krahas projektligjeve të mbartura apo akteve normative, pjesë të shqyrtimit janë edhe raportet vjetore të institucioneve të pavarura, që do të sjellë një ballafaqim mes deputetëve dhe kreut të SPAK Altin Dumanit.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV