Tiranë, dhunohen në krye të detyrës dy punonjësit e Policisë Bashkiake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy punonjës të Policisë Bashkiake janë gjendur nën dhunën e paprecedentë të dy personave, që i kanë sulmuar për shkak të detyrës.

Policia e Tiranës konfirmoi sot ngjarjen (27 maj), duke njoftuar edhe nisjen e hetimeve dhe shpalljen në kërkim të agresorëve. Hetimet po kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas denoncimit të efektivëve.

“U shpallën në kërkim K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Ngjarja është ende nën hetim, teksa nuk u zbardhën detaje nga dinamika dhe rrethanat e saj.

Po ky komisariat ka arrestuar pas një konflikti familjar dhe përleshjeje dy vëllezër, me inicialet S. L., 49 vjeç dhe D. L., 45 vjeç. Policia sqaroi se vëllezërit janë përleshur mes tyre për konflikte pronësie, teksa kanë marrë edhe dëmtime, por pa pasoja serioze. m.p.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV