Shpërthimi në Fushë-Krujë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Nuk u cenua jeta e të dënuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur një natë më parë në burgun e Fushë-Krujës.

Në reagim thuhet se shpërthimi i shkaktuar nga lëndë plasëse ka qenë në rrethimin e jashtëm dhe nuk ka cenuar sigurinë apo jetën e të burgosurve që vuajnë dënimin aty.

“Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e IEVP Fushë-Krujë është dëgjuar një shpërthim brenda rrethimit. Menjëherë pas ngjarjes, janë njoftuar strukturat përkatëse: Policinë e Shtetit, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë. Nga verifikimet paraprake në vendin e ngjarjes, është konstatuar një gropë në tokë pranë zonës ku ndodhet gjeneratori, duke ngritur dyshime se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një sasi e dyshuar lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, thuhet në reagim.

“Grupet hetimore ndodhen në ende në terren dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve të mundshëm. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se lënda plasëse është hedhur në zonën e rrethimit të jashtëm, pranë rrugës kryesore. Kjo zonë nuk ndikon dhe nuk cenon sigurinë apo jetën brenda perimetrit të brendshëm të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Pamjet filmike të sigurisë janë administruar dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor. Gjithashtu, po mblidhen pamje edhe nga kamerat e sigurisë në rrugët përreth, për të ndihmuar në identifikimin e autorëve”./kb

Të fundit

Partia e tij feston ‘ditëlindjen’, Agron Shehaj fton simpatizantët për festë

Partia politike “Mundësia” do të shënojë një vit nga themelimi i saj me një aktivitet festiv, i cili pritet...

Qori: PD është po aq përgjegjëse sa PS për gjendjen e Shqipërisë

Pritshmëritë i kishin për më shumë, por realiteti i bën të besojnë se edhe një mandat në Parlament është rezultat dinjitoz. “Unë do ta...

Trajneri i Gjermanisë foli kundër Bayern? Del e vërteta: “Nëse dikush më telefonon…”

Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool. Kalimi i tij te “Të kuqtë”...

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të qeverisë...

United zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri, Cunha firmos për 5 sezone

Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV