Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 23-të radhazi të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Dështimi për ta konstituuar Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha pas seancës se partitë opozitare janë pajtuar që të bllokojnë Kuvendin me qëllim të parandalohet formimi i qeverisë Kurti 3.

Nga ana e tij, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Në seancë Haradinaj deklaroi se ka shpresuar që do të ketë ndryshim të propozimit për kryeparlamentar.

Ndërsa, kreu i Partisë Demokratike të Kosovë, Memli Krasniqi ka përsëritur qëndrimin se nuk e votojnë asnjë prej deputetëve që kanë qenë anëtarë të qeverisë Kurti. Ai tha se bllokada në Kuvendin e Kosovës është iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Reagim pati edhe nga Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i cili tha se ka një “marrëveshje xhentëlmene” me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai deklaroi se ka alternativa, por që nuk e di nëse do të shfrytëzohen. Ai nuk u përgjigj në pyetjet e gazetarëve se a është i vendosur që të mos votojë derisa të propozohet emri i tij. Para mediave, Limaj ka thënë se ka biseduar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se ditëve në vijim do të takohen./e.t

Të fundit

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Noka flet për humbjen e thellë të PD: Ja pse nuk i bojkotuam zgjedhjet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita mori pjesë në parlamentaret e 11 Majit edhe pse e dinte që...

Zi në familjen e Rihannës, këngëtarja me famë botërore humb të atin

Rihanna dhe familja e saj janë në zi. Babai i saj Ronald Fenty ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 70-vjeçare. Sipas mediave amerikane,...

Lajme të tjera

Web TV