Franca ndalon pirjen e duhanit edhe në vendet e hapura publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria franceze ka njoftuar ndalimin e pirjes së duhanit duke filluar nga 1 korriku në vendet publike të hapura ku mund të jenë të pranishëm fëmijët, siç janë plazhet, parqet dhe kopshtet publike, rreth shkollave, stacionet e autobusëve dhe objektet sportive.

“Ku ka fëmijë, duhani duhet të zhduket”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Familjes, Catherine Vautrin, në një intervistë të botuar në faqen e internetit të gazetës rajonale Ouest-France.

“Për zonat përreth shkollave, perimetri do të specifikohet në dekret. Përtej distancës së saktë përreth shkollës, ideja është që fëmija që po largohet nga shkolla të mos ketë një mur me prindër që pinë duhan përpara tij”, tha minsitrja, shkruan A2 CNN.

Sipas ministres shkelja e këtyre rregullave të reja, të cilat nuk do të ndikojnë në cigaret elektronike në këtë fazë, mund të rezultojë në një gjobë të klasit 4, ose 135 euro.

Pavarësisht se shumica dërrmuese e francezëve janë në favor të kësaj ideje, sipas një sondazhi të YouGov për Le HuffPost, tarracat e bareve dhe restoranteve nuk do të preken.

E pyetur për një rritje të mundshme të çmimeve të duhanit, ministrja siguroi se një rritje nuk ishte në agjendë./e.t

Të fundit

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Rikthimi i emigrantëve përballë ikjes/ Pse po mungon frenimi i largimit të “trurit”?

Qeveria shqiptare vijon të hartojë politika dhe programe për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Prioritet është shpallur rikthimi i diasporës në jetën sociale dhe ekonomike...

Lajme të tjera

Web TV