Haribo tërheq ëmbëlsirat nga tregu pas gjurmëve të kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa persona në Holandë raportuan se ndiheshin të marramendur dhe të sëmurë pasi hëngrën nga një pako Haribo Happy Cola F!ZZ. Autoritetet raportuan se janë zbuluar gjurmë të drogës brenda tyre teksa ende nuk dihet sesi lënda narkotike mund të jetë futur në këto ëmbëlsira.

Një zëdhënës i policisë tha se rasti po hetohet dhe se pakot në fjalë ishin produkte origjinale Haribo. Policia holandeze tha në një deklaratë se një çift nga rajoni Twente në lindje të vendit kishte sjellë një pako me karamele në formë shisheje kola në stacionin e tyre lokal të policisë, pasi fëmijët e tyre të vegjël ishin “sëmurur mjaft” pasi i kishin ngrënë. Testet mjeko-ligjore përcaktuan praninë e kanabisit.

Patrick Tax, zv.president i marketingut në Haribo, tha se tërheqja e produkteve kishte të bënte me një numër të kufizuar rastesh në lindje të vendit. Sipas tij siguria e konsumatorëve është përparësia e tyre dhe se Haribo e merr këtë incident shumë seriozisht.

“Kjo është një çështje aktuale dhe ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet holandeze për të mbështetur hetimin e tyre dhe për të vërtetuar faktet”, tha Tax.

Në vitin 2023, gjashtë fëmijë të moshës midis katër dhe 14 vjeç u sëmurën në Hagë pasi hëngrën karamele që përmbanin THC, një nga përbërësit aktivë të kanabisit, por ëmbëlsirat në fjalë nuk ishin produkte të rregullta komerciale.

Policia tha se kontrabandistët e drogës po përdorin gjithnjë e më shumë ëmbëlsirat e fëmijëve si mbulesë dhe përmendi disa shembuj të bandave që injektonin THC në karamele. Kopje të karameleve të njohura të Haribo që përmbajnë THC mund të gjenden edhe në internet./e.t

Lexo edhe :  I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

 

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV