Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante të standardeve demokratike gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas Nokës, procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe i dominuar nga presioni shtetëror, duke e përshkruar situatën si një “farsë e paralajmëruar”.

“Në një sistem demokratik kush është garanti i rregullave zgjedhore, i votës së lirë? Shteti. A kishte një garant të tillë? Jo. PD dhe aleatët bën betejë me partinë e pushtetit, me shtetin të kthyer në shtet elektoral. Çdo punonjës i administratës ishin shndërruar në një militant partie, që kishte detyrë jo vetëm të votonte, por edhe të çonte 20 vota”, tha Noka.

Ai akuzoi dhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror se u angazhuan në zgjedhje duke bërë rolin e patronazhimit.

“Sipas informacioneve, edhe SHISH, dy nëndrejtorët angazhuan rrjetin e bashkëpunëtorëve të shërbimit me detyrë patronazhimin. Ku është kjo? A janë zgjedhje këto? A ndodh në ndonjë vend tjetër të NATO, BE? A ndodh kjo skemë kriminale në ndonjë vend të NATO? Vota është e shenjtë”, tha Noka.

Flamur Noka: Një farsë e paralajmëruar. Me anë të rezolutave të PPE dhe më gjerë. Të organizatave kryesore botërore të qendrës së djathtë. Ku theksohet shteti elektoral, presioni, patronazhimi i votës, ku theksohet që Shqipëria është narko-regjim.

Nuk ka zgjedhje. Ju e patë edhe sot. Ata dukeshin sikur s’kishin fituar. Ishin në një heshtje mortore. Ishin sikur i kishte rënë mortja. Ju doli situata jashtë kontrollit. U bë një batërdi. U njësuan shteti me partinë e pushtetit. Për herë parë në 30 vjet, krimi përqendroi votën. Në një shtet demokratik opozita e ka përballjen me forcën e pushtetit.

Në një sistem demokratik kush është garanti i rregullave zgjedhore, i votës së lirë? Shteti. A kishte një garant të tillë? Jo. PD dhe aleatët bën betejë me partinë e pushtetit, me shtetin të kthyer në shtet elektoral. Çdo punonjës i administratës ishin shndërruar në një militant partie, që kishte detyrë jo vetëm të votonte, por edhe të çonte 20 vota.

Lexo edhe :  "Të gjithë do japin llogari"/ Këlliçi tregon ç’do të ndodhë në Kuvendet e PD në vijim

Për regjimin. Ne pamë policia, si kurrë ndonjëherë, në shërbim të partisë për të ,mbledhur vota, me patronazhim edhe policët. Sipas informacioneve, edhe SHISH, dy nëndrejtorët angazhuan rrjetin e bashkëpunëtorëve të shërbimit me detyrë patronazhimin. Ku është kjo? A janë zgjedhje këto? A ndodh në ndonjë vend tjetër të NATO, BE? A ndodh kjo skemë kriminale në ndonjë vend të NATO? Vota është e shenjtë.

Ne jemi me mision, misionarë të votës së lirë. Mision i shenjtë për çdo njeri që ndjen se ka detyrime për këtë vend. Ju them sot, se 11 maji tregoi se jemi në diktaturë të re më të egër se diktatura ideologjike./E.T

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV