Një divë në skenë si Edith Mihali, artistja zgjedh që të tregojë për veten përmes artit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edith Mihali është një prej personaliteteve të skenës lirike shqiptare. Mjeshtre e Madhe dhe Artiste e Merituar, e kompletuar me studime për artet të nisura që në vogëli. Baroi Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve, me dy diploma, atë të kantos dhe muzikës. Ka kryer studime pas universitare në Konservatorin Superior të Parisit. Fillimisht punon mësuese, kurse në vitin ’75 bëhet një nga protagonistet e Teatrit të Operash dhe të Baletit në të gjitha shfaqjet me prestigjioze të institucionit. Ka sjellë në skenë një sërë vepra shqiptare, por dhe ndërkombëtare. Pedagoge në Universitetin e Arteve, Edith Mihali ka marrë shumë çmime dhe ka marrë pjesë në shumë skena ndërkombëtare. Ajo quhet padyshim një diva e skenës, dhe në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ajo vjen me një rrëfim ndryshe dhe mjaft të sinqertë.

Meritën për futjen e saj në botën e artit Edith Mihali ia kushton mamasë së saj, e cila edhe pse nuk ishte e përfshirë në të e donte fort artin. Një mirënjohje shpreh he për të gjithë njerëzit që e drejtuan dhe mësuar, artistët e mëdhenj që i dhanë shtysën për të kapur majat.

“Është punë e gjatë, por unë preferoj shumë që të flas shpejt dhe pak. Unë kam 10 vite që nuk jam fare në skenë dhe është një brez apo më shumë që nuk të njeh fare se kush je. Prandaj më mirë të më njohin duke kënduar se sa duke folur për veten, sepse njeriu flet, por varet se sa e besueshme është. Kështu që unë kam pasur një fat që ime më e ka dashur artin. Pavarësisht se nuk i përkiste këtij profesioni, ajo më ka drejtuar tek Liceu Artistik, duke dhënë një konkurs dhe duke filluar fillimisht violinën, pastaj kritikën e muzikës, pastaj jeta ka ardhur përmes vështirësive, por edhe nja fati.

 Thonë që jeta asnjëherë nuk vjen për të keq dhe duke pasur drejtues të shkëlqyer në atë periudhë në gjitha institucionet e artit, që nga Liceu Artistik, Akademia e Arteve, Konservatori, apo edhe Teatri i Operas, të gjitha ata që e drejtonin kanë qenë shumë të përkushtuar dhe shumë dashamirës për të bërë gjënë më të mirë për këtë vend. Kështu që unë këtë fat e kam pasur. Vunë re talenti time, të dhënat e mia për këtë profesion dhe më drejtuan për në Universitetin e Arteve”, tregoi artistja.

Lexo edhe :  Shënime udhëtimi/ “Piazza Duomo”, aty ku koha duket se ka ndalur

E shkëputur për gati 10 vite nga skena Edith Mihali dëshiron që të mos flasë shumë, por të lërë njerëzit dhe të rinjtë ta njohin përmes artit dhe zërit të saj./e.t

Të fundit

Konflikti Izrael-Iran, Guterres thirrje: Mjaft me sulme, diplomacia të mbizotërojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje që Irani dhe Izraeli të zgjedhin deeskalimin dhe të ndalojnë armiqësitë. Dy vendet...

Pse Berisha i kundërvihet “bashkimit” të opozitës rreth dikujt tjetër

Nga Mero Baze Është një gjë pozitive që disa aktorë të opozitës po flasin për nevojën e bashkimit të saj. Ky është në të vërtetë...

Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit

Një seri shpërthimesh kanë ndodhur në Tel Aviv të premten në mbrëmje sipas orës lokale, ndërsa sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin pas...

Sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

Tregjet financiare po reagojnë në orët e fundit ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit pikërisht ashtu siç ishte parashikuar. Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm,...

Horoskopi ditor, 14 Qershor 2025

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa...

Lajme të tjera

Web TV