Jahti luksoz i miliarderit Jeff Bezos ankorohet në Portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jahti luksoz “Abeona” i miliarderit Jeff Bezos, është ankoruar sot në Portin e Durrësit. Ky jaht është i pagëzuar me emrin e perëndëshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata.

Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat duke u ankoruar në kalatën nr. 5 të portit të Durrësit.

Kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, lançoi jahtin gjigant “Abeona” në vitin 2023. Me një gjatësi prej 76 metradh dhe 12 metra gjerësi, ai përfaqëson një nga standartet me të larta të ndërtimit detar.

Ky jaht mund të strehojë furnizime dhe mund të akomodojë deri në 65 persona, 45 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë personelin mjekësor./E.T

Të fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për...

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Lajme të tjera

Web TV