Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje dhe debat ishte ajo mes Joz Markut dhe Loredana Bratit. E cila nisi si një flirt televiziv mes tensioneve, pëlqimeve dhe përplasjeve, por pas daljes nga formati, të dy lanë të kuptohej se do t’i jepnin vetes një shans për të parë se çfarë kishte mbetur pas kamerave dhe dritave të shtëpisë më të famshme në vend.

“Po i japim kohë njëri-tjetrit”, u shprehën të dy, duke lënë derën hapur për një histori që ende s’kishte përfunduar.

Por, siç ndodh shpesh në botën e rrjeteve sociale, ndonjëherë një klikim ka më shumë domethënie sesa një deklaratë publike. Së fundmi, fansat më të vëmendshëm kanë vënë re se Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram. Ky veprim ka ndezur alarmin për një krisje serioze në raportin e tyre.

Ndërkohë, Loredana nuk ka reaguar dhe vazhdon ta ndjekë Jozin në rrjetet sociale, çka e bën këtë situatë edhe më enigmatike. Çfarë ka ndodhur mes tyre? A është ky një sinjal i ftohjes përfundimtare apo thjesht një moment impulsiv nga ana e Jozit?

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë koment publik./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV