“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka bërë disa “paralajmërime”. Më poshtë gjeni tekstin e tij:

Dy fjalë për të gjithë të habiturit nga deklarata ime që në shtator do jem në parlament dhe një sqarim për cilindo që është trembur nga kjo deklaratë apo i duket sikur unë fus politikan në burg.

Unë nuk jam Nesti Angoni por Myslim Murrizi.

E para, të jem shumë i sinqertë, ndoshta kam qenë ndër të paktët politikanë që kam deklaruar publikisht dhe kam kërkuar në Parlament, kur isha deputet, që Shqipëria duhet të bëjë një Kod Penal Europian dhe të heqë mentalitetin komunisto-bolshevik të Kodit të Procedurës Penale, që zbatohet si masë e parë shtrënguese ajo që duhet të ishte masa e fundit: arresti me burg.

E dyta, për çdo politikan që ka ushtruar apo ushtron funksione publike dhe që vërtetohet se ka abuzuar me pushtetin apo ka vjedhur taksat e shqiptarëve, kam thënë që duhet t’i merret pasuria e vjedhur, të ndalohet përfundimisht për të ushtruar funksione politike, publike apo shtetërore, dhe të dënohet që të korrë dy javë jonxhe në Çermë.

E treta dhe më kryesorja: unë as arrestoj, as dënoj dhe as fus njerëz në burg, por për fat të keq, çfarë kam deklaruar, më kanë rezultuar të vërteta më pas – siç ishte rasti i Beqajt, Metës, Veliajt dhe jo pak të tjerë. Edhe pse unë nuk shoh filxhan si disa të tjerë.

Unë nuk jam soj qenësh e zemër-kalbur që të gëzohem kur dëgjoj se është arrestuar apo dënuar dikush, sidomos nga politika. Por e them me shpirt: kush ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe ka përfituar miliona euro nga pushteti që ka apo ka pasur, kurrë mos i gëzoftë, se haramin në këto 2000 vite që kjo botë njihet dhe ka letra, nuk e ka gëzuar askush.

Prandaj, nga Myslim Murrizi, rrini pa frikë e pa merak. Askush nuk arrestohet apo dënohet prej meje, por nga zullumet që keni mbi shpinë. Po jua garantoj: do ta villni haramin nga hundët, jo nga goja, dhe do të luteni vetë t’i dorëzoni jo vetëm mandatet, por edhe karriget dhe ofiqet që keni zaptuar prej dekadash, duke u fshehur si qentë e pshurrur nga vota e shqiptarëve.

Lexo edhe :  Një mrekulli e rrallë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës: Lind një drer i zi!

Dhe për t’u bërë mirë demokratëve, jo burokratëve, opozitës, jo spurdhjakeve politikë që struken poshtë tavolinave për një karrige të qelbur, duhet që të gjithë drejtuesit e qarqeve që kanë marrë rezultate më të dobëta se në 2013, 2017 dhe 2021 të çlirojnë PD-në nga funksionet që mbajnë padrejtësisht. Dhe nëse kanë sado pak moral, dinjitet, kurajo e cipë, duhet të dorëzojnë mandatet e deputetit dhe të largohen njëherë e mirë, që të mos mbajnë peng opozitën, duke bërë pazare të pista me Ramën – siç bënë në korrik 2024 për menderen e tyre të përdredhur, që nuk lënë hu pa e ngulur vetëm për të qenë deputetë.

Për deklaratën e zotit Berisha që “nëse kam emra konkretë, duhet t’i them publikisht”, i përgjigjem:

Unë nuk jam as Aranit Çela, as Rrapi Mino, as Alush Dragoshi, as Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama, Ben Kraja apo Altin Dumani.

Por, për fat të keq, doktor, nga 3 emrat që të kam thënë në korrik 2023 që do arrestohen – nëse e mban mend – dy janë sot në kokërr të burgut, dhe tjetri nuk e kap shtatorin. Këta nuk i kam futur unë, por babëzia e tyre.

KAQ NË SIKLET JENI NËSE MYSLIM MURRIZI FUTET NË PARLAMENT???

Prandaj, në 2 muaj fushatë, kryetarët e degëve të PD fshiheshin në çdo takim timin dhe suleshin si qentë në hale, kur ju shkonte në takim “e preferuara” apo “i preferuari” i eunukëve të kryesisë.

Prej më shumë se 10 vitesh, koha më ka dhënë të drejtë. Dhe për ta mbyllur njëherë e mirë këtë “trilemë” që kanë mediat, liderat dhe disa deputetë, po jua them troç:

PO! YSLIM MURRIZI DO JETË NË PARLAMENT NGA VOTA SHPIRTËRORE E 7,289 QYTETARËVE DHE DEMOKRATËVE TË QARKUT TIRANË!

Unë nuk kam asnjë votë të blerë, të lobuar, të orientuar apo dirigjuar me shkelje syri nga ustallarët politikë që bëjnë sikur “vriten”, por në fakt merren vesh për bukuri me njëri-tjetrin. Nga 7,289 vota që kam marrë: Tani prisni e shihni. m.p.

Të fundit

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen...

E rëndë/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë

ANGLI-Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire. Si pasojë tre persona janë transportuar në spital....

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025. Provimin e Matematikës e kanë kryer në total 25 824 maturantë. 673 maturantë...

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen shoferi dhe dy turistë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rrethrrotullimi i Novoselës. Një automjet që funksiononte si taksi, si rrjedhojë e shpejtësisë së...

Ajatollahu ka një plan

nga Vali R. Nasr* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar, pas një jave bombardimesh nga Izraeli, ka shënuar...

Lajme të tjera

Web TV