“I dashur Edi”, Berisha i kthen përgjigje letrës së Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dashur Edi,

Të falenderoj për letrën që më shkrove dje, duke shprehur mirënjohjen tënde për gjithçka që kam bërë që ti të fitosh mandatin e katërt. Besoj se gjithçka shkoi mirë, ashtu siç ti doje.

Partia Demokratike sot është më e dobët se kurrë. Me listat e mbyllura që miratuam bashkë, e kam çimentuar pushtetin tim brenda opozitës. Nuk ka burrë nëne që ma merr partinë. Pa merak, në 2029 do të marrim 15 mandate më pak. Unë i respektoj marrëveshjet. Të premtoj se Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë kërcënim për ty.

Kam një këshillë. Nga unë nuk ke pse ruhesh, por kujdes nga këto partitë e reja, sepse po fitojnë shumë terren. BE na kërkon të ndryshojmë sistemin zgjedhor, por ti thjesht bëj sikur. Nuk ka shans që të ndodhë, se me sistem të ri zgjedhor i bie që partitë e reja marrin 20-25 mandate.

Ti duhet të mendosh për mua, siç mendoj unë për ty. Ne vërtet e kemi lënë që Partia Demokratike të shkatërrohet dhe ti të jesh i qetë, por kjo mund të na kthehet në bumerang. Partitë e reja do të mbushin boshllëkun që po krijoj unë dhe kushedi ç’ndodh pastaj.

Mos harro paktin e kahershëm. Ti do të thuash se Adriatik Lapaj është i Saliut, kurse unë do të them se Agron Shehaj është i Ramës. Kështu, e çorientojmë popullin dhe krijojmë një korombol votash. Partitë e reja duhet të sulmojnë njëra-tjetrën, që unë dhe ti të jemi në terezi.

Kam edhe një merak. Në zgjedhjet bashkiake 2027, si thua sikur të më lësh nja 5 bashki më shumë? Herën e fundit e teprove pak. I more thuajse të gjitha. Po si nuk u ngope, mor burrë? Më dëgjo mue. Duhet të krijojmë idenë se në Shqipëri ka garë. M’i fal disa bashki, që edhe unë të kem me çfarë të krenohem. Jo për gjë, por kush i duron këta që duan të shohin Partinë Demokratike në pushtet, aman?

Të pres për kafe në shtëpinë time. Nuk na sheh kush, se tani shqiptarët e kanë mendjen te pushimet e luksit. Lum ne për këtë popull!

Në shtator e di vetë ti, vazhdojmë avazin. Më sulmo pak, se populli ka qejf ta ndjekë teatrin tonë. I duket si Big Brother VIP. Fundja, biletën e kanë paguar me votë.

Të përqafoj,
bashkëpunëtori yt Sali

Shënim: Kjo nuk është letër reale, por një shkrim ilustrativ me ironi për të shpjeguar me një gjuhë ndryshe atë që ndodh në aktualitetin politik./M.P

Të fundit

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Henry Larsen, kalimi i parë i suksesshëm nga perëndimi në lindje

23 qershor 1940 Rruga Veriperëndimore, një kapitull i rëndësishëm në eksplorimin detar kanadez dhe në historinë e Arktikut Në verën e vitit 1940, një nga udhëtimet...

Bilanci, në Shqipëri hynë 472 klandestinë vetëm në 5 muajt e 2025

Në 5 muajt e parë të këtij viti, nga Policia Kufitare dhe Frontex janë kapur 472 emigrantë të parregullt. Ata futen në Shqipëri kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV