“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024. Raporti shkaktoi një trazirë në Uashington.

Pak para se Musk të shfaqej së bashku me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, media e njohur amerikane, New-York Times raportoi se shefi i Tesla dhe SpaceX kishte marrë aq shumë ketaminë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 saqë i kishte shkaktuar probleme me fshikëzën.

“Që të jemi të qartë, unë nuk përdor drogë”, tha Musk në X në përgjigje të një raporti të New York Times, duke theksuar fjalën “jo” me shkronja të mëdha. Gazeta e sulmoi ashpër Muskun: “New York Times gënjeu pa mëshirë”, tha ai.

Sipas raportit, përdorimi i drogës nga Musk kishte shkaktuar shqetësim. Sipërmarrësi thuhet gjithashtu se ka marrë ekstazi dhe kërpudha halucinogjene dhe se ka mbajtur me vete një shishe me ilaçe vitin e kaluar. Sipas New York Times, është e paqartë nëse Musk ka përdorur drogë edhe ndërsa shërbente si këshilltar qeveritar i Trump/kb

Të fundit

PS feston të enjten 34-vjetorin, ceremoni edhe për Akademinë Politike

Partia Socialiste organizon pasditen e së enjtes takimin festiv të 34-vjetorit të krijimit. Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama...

Populli iranian po niste të fitonte betejën e tij për liri. Pastaj sulmoi Izraeli

Diçka po ndryshonte në Iran, por tani raketat dhe rikthimi i ndërhyrjes së huaj mund të shkatërrojnë shpresat e para të përparimit. Esfandyar Batmanghelidj Raketat ndjekin...

Kur drejtësia kërkohet me video dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Nga Lutfi Dervishi “U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.” Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim...

Vdekja e dyshimtë e Maksim Gorkit, shkrimtari që u nominua 5 herë për Nobel

18 qershor 1936 Nga Leonard Veizi Në panteonin e letrave ruse, Maksim Gorki shfaqet si një kometë që përshkoi qiejt e trazuar të vendit të...

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran?

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe...

Lajme të tjera

Web TV