Marokeni që u var për të mos ardhur në Gjadër, aktivistët protestojnë kundër kampit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëvrasja e një emigranti maroken në një burg në Itali, pas më shumë se një muaj qëndrim në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit në Gjadër të dielën, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet çnjerëzore, në të cilat sipas tyre mbahen emigrantët.

Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit Hamid Badoui, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.

“Drejtësi për Hamidin” dhe “Liri për emigrantët” ishin disa nga parullat, ndërkohë që tufa me lule u vendosën në hyrje të kampit. Kristina Millona, aktiviste për të drejtat e njeriut, deklaroi se qendra të tilla prodhojnë vetëm dëshpërim.

“Hamidi ishte një prej djemve fatkeqë të shoqëruar forcërisht drejt këtyre kampeve, në Gjadër. I burgosur dhe liruar pas një muji e tre ditëve, ai u rikthye në Itali, por liria nuk zgjati shumë. I mbyllur përsëri pas hekurave dhe nga frika se mos e rikthenin në Gjadër, Hamidi i dha fund jetës tragjikisht,” tha Millona, duke e krahasuar kampin e Gjadrit me burgun famëkeq të Guantanamos.

Kampi i Gjadrit u ndërtua nga qeveria italiane pas një marrëveshjeje me kryeministrin Rama dhe po shërben aktualisht për izolimin e emigrantëve të cilëve u është refuzuar e drejta për azil dhe që rrezikojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Vetëvrasja e 42-vjeçarit maroken ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.

“Raportet flasin për 40 incidente në muajin e parë brenda Gjadrit. Ne kërkojmë urgjentisht ndërprerjen e transfertave drejt Shqipërisë, lirimin e të gjithë emigrantëve në Gjadër dhe një hetim të pavarur për përgjegjësitë institucionale,” deklaroi Millona gjatë protestës. m.p.

Të fundit

Rutte kritika SHBA-ve: Nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte,...

Herët a vonë duhej të ndodhte/ Reklamat mbërrijnë edhe në Whatsapp

A do të bëhet WhatsApp pata e artë e Metës?  Pas vitesh rezistence, reklamat do të vijnë edhe këtu. Chati i Metës - i vetmi...

Mbrëmja e prillit 1996 kur Ernesto Sabato mbërriti në Shqipëri

24 qershor 1911 – Lindja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Ai do të jetonte pothuaj një shekull. E ndanin vetëm 55 ditë nga rrumbullakimi i qindvjetorit...

“WTF”, Trump nuk përmbahet më/ Irani dhe Izraeli nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë

Presidenti Donald Trump shpërtheu në sulme kundër Iranit dhe Izraelit, para nisjes për në Samitin e NATO-s, duke akuzuar dy shtetet se “nuk e...

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenic. Sipas Klan News mjeti tip Benz me drejtues...

Lajme të tjera

Web TV