Macet e njohin aromën tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dihet që qentë e perceptojnë botën para së gjithash nëpërmjet aromave dhe janë në gjendje të dallojnë ato të njerëzve të tyre referues nga ato të të huajve. Po macet ? Edhe për ta, nuhatja është një shqisë e rëndësishme, por deri më tani nuk e kishim kuptuar ende se sa “e mirë” ishte.

Tani një studim i botuar në PLoS One tregon se macet mund të dallojnë aromat e njohura njerëzore nga ato të të huajve, duke sugjeruar se ato janë në gjendje të identifikojnë një person specifik vetëm duke përdorur hundët e tyre.

Eksperimenti nga ekipi i Universitetit të Bujqësisë të Tokios përfshinte 30 mace shtëpiake , të cilave iu nënshtrua një testi shumë të thjeshtë. Secilës mace iu ofrua një tub plastik, brenda të cilit kishte toptha pambuku të zhytur në aromën e ndonjë njeriu: ose të pronarit ose të një të huaji krejtësisht. Aromat në fjalë vinin nga pikat më “të ndjeshme” të trupit tonë: nën sqetulla , pas veshëve, midis gishtërinjve të këmbëve.

Të tridhjetë macet kaluan shumë më tepër kohë duke nuhatur tubin plastik që përmbante gjurmë të një të huaji, dhe e bënë këtë me më shumë kujdes; Mostrat më neurotike (vlerësimi bazuar në një pyetësor të dhënë pronarëve) i nuhatën tubat misteriozë me një vëmendje që kufizohej me obsesionin, por edhe macet më të qeta u kushtuan më shumë energji tubave të panjohur.

Një tjetër zbulim interesant ishte se, kur përballeshin me një erë të re, macet së pari e eksploronin atë me vrimën e hundës së djathtë, pastaj kalonin në të majtë pasi ishin mësuar me erën . Shpjegimi mund të jetë neurologjik: për të eksploruar një aromë të panjohur, macet aktivizojnë hemisferën e majtë të trurit , ndërsa përdorin hemisferën e djathtë kur e njohin tashmë (diçka e ngjashme ndodh, për aq sa dimë ne, edhe te qentë dhe te disa zogj).

Lexo edhe :  Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

Megjithatë, përfundimi i të gjithë eksperimentit është shumë i thjeshtë: macet bëjnë dallimin midis aromave njerëzore që i njohin tashmë dhe aromave të reja, të cilave u kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje për t’i identifikuar më mirë . Ajo që nuk e dimë ende është se sa e saktë është aftësia e tyre njohëse: a mund ta identifikojnë një njeri specifik, apo thjesht bëjnë dallimin midis “Unë e di këtë” dhe “kjo është e re për mua”?/E.T/ FOCUS.IT

Të fundit

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë...

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit pak çaste pas ngritjes, duke...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe...

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të...

Lajme të tjera

Web TV