“Mbajeni dhe një vend”…Arsenal mendon shqiptarin e tretë

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të pas paraqitjeve shumë të mira sezonin e fundit me Hellas Veronën

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dy ata kanë dhënë shumë e vazhdojnë ta bëjnë këtë me fanelën e skuadrës së Arsenal, por edhe pse me reparte të ndrysghme dhe të përfolur për largimin, deri më tani nuk e kanë bërë. Shkodran Mustafi e granit Xhaka janë dy nga lojtarët më me vlerë te Gunners, e ndoshta tani atyre mund t’u shtohet një i tretë.

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të pas paraqitjeve shumë të mira sezonin e fundit me Hellas Veronën, dhe admirimi ndaj lojtarit kuqezi në kampionatin më të fortë të botës, është rritur. Kumbulla dhe Rrahmani kanë bërë që skuadra e tyre të ketë mbrojtjen e dytë më të fortë në Serie A.

Për talentin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interesim edhe Arsenal.  Skuadra nga Londra mund të bëjë që dy mbrojtësit qendror të jenë shqiptar, Kumbulla dhe Mustafi. Verona e vlerëson lojtarin 30 milionë euro dhe për të interesim kanë shtuar edhe Inter, Leipzig dhe Everton, por asnjë prej tyre nuk ka avancuar në mënyrë konkrete, ndikuar dhe nga kriza ekonomike e shkaktuar nga coronavirus. Do të duhet të presim këtë verë, kur Kumbulla të jetë sërish në fushë për Veronën, e ndoshta atëherë, do zgjedhë dhe fanelën e re.

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV