“Rama fiton sepse përballë ka Berishën. Saliu nuk e merr kurrë pushtetin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar situatën politike në vend. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se prania e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike edhe pas humbjes në zgjedhje, është në favor kryeministrit Edi Rama, pasi e ka më të lehtë të fitojë kundër tij.

Ngjela theksoi se Berisha synon që të marr pushtetin, por kjo nuk mund të ndodh sa kohë PD drejtohet nga ai, pasi është një person i shpallur “non grata” nga SHBA.

‘Sali Berisha nëse rri si kryetar i PD kjo është në favor të Ramës. Rama e mbron, sepse me atë ai fiton gjithë jetën dhe Rama tani e ka shqetësimin se ai mund të dënohet, sepse është në akuzë penale. Nëse ai nga SPAK dënohet ai ikën nga politika sepse nuk e lejon kushtetuta. Rama do Saliun në PD sepse me atë fiton gjithë jetën. PD me kryetarin e saj luftojnë që të marrin qeverinë, po a mund të ketë Shqipëria një njeri që është non grata në Amerikë?

Ngjela u ndal edhe tek ligji i luftës me Greqinë. Ai tha se ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka më vlerë, pasi të dy vendet janë pjesë e NATO.

‘Këta kanë kërkuar që ta mbajnë, ne jemi në NATO. Janë dy vende të NATO. Fakti që jemi dy anëtarë të NATO-s do të thotë se ka rënë ligji i luftës. Çfarë do të thotë ligj lufte mes dy vende që janë anëtare të NATO-s?, tha ai.

Një koment e pati edhe lidhur me çështjen e detit me Greqinë, për të cilën ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se çështja e detit do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.

Lexo edhe :  'Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!"

‘Si do ta zgjidhin këta në Hagë, kush do ta hedh. Kush është ai subjekt që do ta çojë në Hagë Shqipëria apo Greqia. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim. Pastaj Gjykata e Hagës nuk ka forcë ekzekutive, kush do ta çojë në Hagë shqiptarët, nëse e çon Rama është me Athinën. Është tradhti kombëtare’, tha ai. m.p.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV