Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është ky rezultati i një pyetësori mbarëkombëtar të zhvilluar në Shqipëri dhe diasporë për të matur njohuritë e të rinjve të moshës 16-33 vjeç për trashëgiminë kulturore jo materiale si edhe perceptimet dhe angazhimi i tyre në ruajtjen e traditave kulturore si këngët, vallet, dialektet dhe artizanati.

Në pyetësorin me 35 pyetje të realizuar si pjesë e projektit “Heritage is our brand” (Trashëgimia është Marka Jonë) të financuar nga Bashkimi Europian, u përfshinë mbi 1,000 të rinj shqiptarë nga të 12 qarqet e vendit dhe në 11 shtete të tjera. Sipas rezultatit 95% e tyre pasqyron angazhimin dhe interesin në ruajtjen dhe promovimin e kësaj trashëgimie.

Ajo që bie në sy është se gati gjysma e të rinjve nuk dallojnë mirë përkufizimin e trashëgimisë jomateriale nga ajo materiale, ndërsa një pjesë e tyre gabimisht identifikuan vendet arkeologjike si trashëgimi jomateriale, duke treguar mungesë të theksuar edukimi në këtë fushë.

“Vetëm 58.7% e të anketuarve i njohën të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore jo materiale, ndërsa 41.3% zgjodhën përkufizime të pasakta, duke treguar nevojën për ndërgjegjësim më të gjerë”, thuhet në pyetësor.

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë

Shumica e të rinjve kërkojnë integrim më të thellë të trashëgimisë në kurrikulat shkollore, por vetëm pak prej tyre marrin pjesë në aktivitete kulturore brenda shkollave.

Familja dhe ngjarjet lokale mbeten burime kryesore të transmetimit të traditave. Përdorimi i mediave sociale për të nxjerrë në pah dhe për të mësuar për trashëgiminë jomateriale po rritet, megjithëse platforma dedikuar për këtë fushë janë ende pak të njohura.

Lexo edhe :  Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Rezultatet tregojnë gjithashtu se këngët, vallet dhe dialektet janë format më të njohura, ndërsa artizanati mbetet më pak i njohur.

“64% e të rinjve njohin si trashëgimi jo materiale këngët dhe vallet tradicionale, 58% e tyre njohin dialektet, 51% përrallat dhe legjendat dhe vetëm 27% e njohin artizanatin”.

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë

Shqetësues është fakti që shumë të rinj kanë pak pak njohuri për xhubletën dhe Transhumancën që janë aktualisht pjesë e UNESCO-s.

“Të rinjtë kanë njohuri për K’cimin e Tropojës dhe isopolifoninë që janë tashmë pjesë e UNESCO-s, ndërkohë që më pak njohuri kanë shfaqur për Xhubletën dhe Transhumancën, të cilat nuk njihen, edhe në rajonet e tyre të origjinës”, thuhet në raport.

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë

Në bazë të gjetjeve, raporti rekomandon rritjen e përpjekjeve institucionale për të integruar trashëgiminë në arsimin, si dhe për të përforcuar rolin e komuniteteve dhe organizatave rinore.

Ky studim vjen në kohën kur Shqipëria përparon drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale si një pasuri kombëtare dhe ndërkombëtare. /e.t

Të fundit

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Për momentin...

Kritikoi Britaninë/ Nigel Farage sulmon ashpër Ramën: Hajde merr kriminelët që ke këtu…

Nigel Farage ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë...

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Presidenti Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të...

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj një prone të saj në...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Lajme të tjera

Web TV