“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të vullkanit më të madh dhe më aktiv në Evropë, në malin e Etnas. Vullkani shpërtheu ditën e djeshme në Siçili, duke lëshuar një re gjigande tymi në atmosferë, duke bërë që shumë turistë dhe banorë të vraponin të frikësuar. Turnaturi shpjegon momentin që ai së bashku me kolegët e tij, kuptuan se diçka nuk shkonte lidhur me stabilitetin e kraterit jo të fortë në atë moment.

“Isha me kolegët e mi dhe kuptuam se stabiliteti i kraterit nuk ishte i fortë derisa frakturat u hapën dhe bënë që të shembej një pjesë e madhe e kraterit. Papritur u gjendëm të përfshirë nga shpërthimi që zbriste nga lart, por patëm mundësi për tu arratisur”, tha Paolo Turnaturi.

I pyetur mbi ndjesinë e tij gjatë largimit nga vendndodhja e shpërthimit të vullkanit Etna, Paolo tregon se akoma më të vështirë e bënte fakti që nuk dukej asgjë për shkak të hirit të ndezur.

“Frika ishte gjatë arratisjes sepse nuk kuptohej se cili do ishte drejtimi i hirit të ndezur. Më vonë dukshmëria përreth ishte zero, pasi nuk shihnim dot se ku vendosim këmbën. Nga eksperienca gjetëm shtegun e duhur për tu larguar. Frika është e nevojshme në këto raste sepse të mban të kthjellët.

Në këtë moment që flasim, nga këndvështrimi strukturor, krateri juglindor është një nga pikat më të brishta ku mund të përsëritet shpërthimi. Prisnim që kjo të ndodhte prej 15 vjetësh pasi prej 2011-tës, Etna ka hyrë në një proces ndryshimi strukturor ndaj dhe këto janë të zakonshme në një vullkan. Dridhjet e tokës tregojnë që nuk ka stabilitet, por mbeten brenda normave”, tha Paolo Turnaturi./kb

Lexo edhe :  Rrëzimi i avionit, reagon kryeministri i Indisë: E pamundur të përshkruhet dhimbja!

Të fundit

PS feston të enjten 34-vjetorin, ceremoni edhe për Akademinë Politike

Partia Socialiste organizon pasditen e së enjtes takimin festiv të 34-vjetorit të krijimit. Kreu i PS-së dhe Kryeministri Edi Rama...

Populli iranian po niste të fitonte betejën e tij për liri. Pastaj sulmoi Izraeli

Diçka po ndryshonte në Iran, por tani raketat dhe rikthimi i ndërhyrjes së huaj mund të shkatërrojnë shpresat e para të përparimit. Esfandyar Batmanghelidj Raketat ndjekin...

Kur drejtësia kërkohet me video dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Nga Lutfi Dervishi “U trondita jashtë mase… videon nuk munda ta shoh.” Fjalët e nënës së 14-vjeçarit te vrarë në nëntor 2024, nuk janë thjesht rrëfim...

Vdekja e dyshimtë e Maksim Gorkit, shkrimtari që u nominua 5 herë për Nobel

18 qershor 1936 Nga Leonard Veizi Në panteonin e letrave ruse, Maksim Gorki shfaqet si një kometë që përshkoi qiejt e trazuar të vendit të...

Naftë, grusht shteti dhe hakmarrje! Si nisi armiqësia SHBA-Iran?

Që prej nisjes së tensioneve në Lindjen e Mesme, thirrjet që Irani të ndryshojë regjim janë shtuar ndjeshëm, me Presidentin amerikan Donald Trump dhe...

Lajme të tjera

Web TV