Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrezik i pazakontë mund të vijë nga hapësira në të ardhmen e afërt. Sipas një studimi të udhëhequr nga Valerio Carruba, profesor në Universitetin Shtetëror të São Paulos në Brazil në bashkëpunim me Universitetin e Palermos në Itali, një grup asteroidësh që rrotullohen rreth Venusit paraqesin një kërcënim të mundshëm për Tokën.

Aktualisht janë identifikuar rreth 20 asteroide të tillë, por sipas shkencëtarëve ky numër mund të jetë shumë më i lartë. Ajo që i shqetëson studiuesit nuk është vetëm prania e tyre, por dy faktorë të rrezikshëm që i shoqërojnë: ndriçimi i fortë i Diellit që i fsheh nga vëzhgimi dhe orbitat e tyre të paqëndrueshme, të ndjeshme ndaj ndryshimeve gravitacionale, çka e bën të vështirë parashikimin e trajektores së tyre në periudha afatgjata.

Për të analizuar rrezikun, studiuesit kanë realizuar një simulim duke klonuar 26 asteroide me karakteristika të ndryshme dhe i kanë lënë të qarkullojnë virtualisht për mbi 30 mijë vjet. Rezultatet tregojnë një mundësi reale për përplasje me Tokën në të ardhmen. Megjithatë, për shkak të natyrës së paparashikueshme të këtyre orbitave, ekziston edhe shpresa që ata të largohen nga rrezja e Tokës.

Carruba thekson nevojën për një mision hapësinor pranë Venusit për të identifikuar më mirë këta objekte të fshehur. Rreziku nuk vjen më vetëm nga trupat qiellorë të largët, por edhe nga ato të vegjël dhe të afërt. Megjithëse asteroidët kanë diametër rreth 150 metra, një përplasje do të kishte pasoja katastrofike, me fuqi shpërthyese mijëra herë më të madhe se bombat atomike të Luftës së Dytë Botërore. m.p.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV