Shkencëtarët: Teoria rreth fatit të galaktikës sonë mund të jetë e gabuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit, dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës – e parashikuar të ndodhë përreth 4.5 miliardë vjet nga tani – ka qenë një pritshmëri e astronomëve që nga viti 1912.

Por, një studim i ri sugjeron se mundësia që kjo përplasje galaktike, e quajtur edhe “Milkomeda”, të ndodhë është më e vogël sesa mendohej më parë, shkruan CNN.

Në shikim të parë, duket pothuajse e sigurt se këto dy galaktika, të cilat ndodhen rreth 2.5 milionë vite dritë larg njëra-tjetrës, janë në një trajektore përplasjeje të pashmangshme. Rruga e Qumështit dhe Andromeda po lëvizin drejt njëra-tjetrës me një shpejtësi prej rreth 360 mijë km/h (100 km/s).

Megjithatë, rajoni ynë i universit, i njohur si Grupi Lokal, përfshin edhe 100 galaktika të tjera më të vogla.

Një ekip astronomësh ka marrë në konsideratë disa nga më të mëdhatë prej tyre, përfshirë Reen e Madhe të Magelanit (LMC) dhe galaktikën M33 (e njohur edhe si Galaktika Trekëndore), për të vlerësuar ndikimin që ato mund të kenë në të ardhmen e Rrugës së Qumështit gjatë 10 miliardë viteve të ardhshme.

Pasi përfshinë ndikimet gravitacionale të galaktikave nga Grupi Lokal dhe kryen 100 mijë simulime duke përdorur të dhëna të reja nga teleskopët Hubble dhe Gaia, shkencëtarët zbuluan se ekziston vetëm rreth 50 për qind mundësi që Rruga e Qumështit dhe Andromeda të përplasen brenda 10 miliardë viteve të ardhshme. Ndërsa vetëm rreth 2 për qind është shansi që kjo përplasje të ndodhë brenda 4 deri në 5 miliardë vite, siç mendohej më parë, thuhet në studimin e publikuar në revistën Nature Astronomy.

Lexo edhe :  Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Sipas autorëve të studimit, përplasja mes Rrugës së Qumështit dhe Andromedës do të shkatërronte të dyja galaktikat dhe, me kalimin e kohës, do t’i shndërronte në një galaktikë të vetme, të zgjatur, pa strukturë spirale.

“Përplasjet e galaktikave mund të shkaktojnë ‘fishekzjarre kozmike’, kur gazi i galaktikës grumbullohet në qendër dhe ushqen vrimën e zezë, e cila më pas lëshon sasi të mëdha rrezatimi, përpara se materia të përthithet përgjithmonë prej saj,” tha bashkautori i studimit, Carlos Frenk, profesor në Universitetin Durham të Anglisë./kb

Të fundit

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Maturantë, zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

“Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me natyrën dhe thekson...

Pushteti që rritet duke “përpirë” gjithçka rreth vetes

RELDAR DEDA - Shqipëria vazhdon ende të jetë e kërrusur nga pesha e aktiviteteve të rrjeteve të narkotrafikut, nga një qeveri e shkrirë qartazi...

Inter humbet 15 milionë euro dhe “fajin” e ka Kristjan Asllani

Kristjan Asllani nuk është në planet e Christian Chivu për sezonin e ri. Shqiptari nuk e ka bindur trajnerin e ri të zikaltërve, ndaj...

Lajme të tjera

Web TV