DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, 21 persona të tjerë të akuzuar bashkë me të për tenderat e rrugëve dhe dy kompani (subjekte juridike).

Hetimi i procedimit penal ka filluar dy vite më parë, në 2023, kryesisht mbi bazën e referimeve të akteve nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nga aktet e administruara, janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022.

Bëhet fjalë për disa tendera në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi, në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndërsa në një procedure prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave.

Dy ditë më parë, në 2 Qershor Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penale nr.214/1 të vitit 2023 (ndarë nga procedimi penal nr.214 të vitit 2023), në ngarkim të të pandehurve:

Evis Berberi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (katër herë), “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal (gjashtë herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim, më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Valter Begaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga nenet parashikuar nga neni 244, 25 (gjashtë herë), 143/3 i Kodit Penal, “Falsifikim i dokumenteve”, më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186/2 të K.Penal, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Ervis Lami, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (pesë herë), si dhe për veprën penale;“Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Brunilda Buli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë), si dhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 287, gërma “a” e Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Genti Raça, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjesnë tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Artan Leskoviku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal.

Altin Marko, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (tre herë).

Lexo edhe :  A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Orjon Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenin 258, 25, të Kodit Penal (dy herë).

Adrian Kroi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Bledar Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Blerta Musabelli, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim,parashikuara nga nenet 258, 25 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Kamelia Tafaj, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Falsifikim i dokumenteve”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, 186/2, 248, 25 të Kodit Penal.

Adela Kica, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25, i Kodit Penal.

Denis Xhoxhi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Adja Strazimiri, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Gëzim Noni, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Shkëlqim Lusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Ela Goxhaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Jetmira Dervishi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Valbona Pepa, e akuzuar për kryerjen e veprës penale; “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2, 25 i Kodit Penal.

Personi juridik, “Net Group”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (tre herë sipas ligjit favorizues nr.144, datë 02.05.2013) (tre herë për veprën penale 244/2, 25 të Kodit Penal, sipas ligjit në fuqi), “Mashtrim” me pasoja të rënda, parashikuara nga neni 143/3, të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

Personi juridik “DAAM”sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, 25 i Kodit Penal (gjashtë herë), “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “a” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal. m.p.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV