Myftiu i Kosovës uron besimtarët për Kurban Bajramin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët për Festën e Kurban Bajramit, duke u bërë thirrje për më shumë mirësi mes tyre.

Në urimin e tij tradicional në prag të Festës së Bajramit të Vogël, Tërnava tha se kjo festë është përkujtim i sakrificës të profetit Ibrahim, “i cili ishte i gatshëm të flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të madhërishëm, e i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufi e as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin e lartë pikërisht në dorëzimin ndaj vullnetit hyjnor të Zotit”.

“Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron në frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, tha ai.

Myftiu Tërnava tha se Kurban Bajrami është festë fetare, por bart edhe mesazhe të thella shoqërore dhe atdhetare.

“Festa e Bajramit nuk kufizohet vetëm me adhurim, por ajo kontribuon në forcimin e vlerave që ndërtojnë shoqërinë dhe forcojnë atdheun”, u shpreh ai.

Festa e Kurban Bajramit karakterizohet me therjen e kubanit dhe kryerjen e haxhillëkut.

“Sot, kur miliona besimtarë janë në tokën e shenjtë të Mekës dhe ku do ta kalojnë këtë ditë në rrafshnaltën e Arafatit dhe në mesin e tyre gjenden edhe haxhilerët nga Kosova, të cilët janë duke e përjetuar haxhillëkun – udhëtimin e jetës – me lutjet e tyre drejtuar krijuesit për falje gabimesh, shëndet dhe mirëqenie për familjet e tyre, për popullin tonë dhe siguri për vatanin tonë”, tha Tërnava.

Haxhillëku ka nisur më 4 qershor dhe besimtarët myslimanë do të kryejnë rite fetare në Mekë deri më 8 qershor. Këtë vit, më shumë se 1.5 milion pelegrinë po marrin pjesë në ritualin më të rëndësishëm të Islamit. m.p.

Të fundit

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

VIDEO/ Vulosi kualifikimin e PSG, Ousmane Dembele feston si Diogo Jota

PSG u kualifikua në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Francezët ia dolën me fitore të pastër 2-0 ndaj Bayern Munich. Ishte Dembele që shënoi golin...

Ra nga ura në Pieria, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare

Një vajzë 14-vjeçare e cila u plagos rëndë 7 ditë më parë kur ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën...

Lajme të tjera

Web TV