Franca dhe Spanja përballen në gjysmëfinalen e dytë të Nations League,formacionet zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja dhe Franca përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve, për të siguruar biletën për finalen e madhe përballë Portugalisë.

Do të jetë një ndeshje padyshim shumë interesante mes dy superfuqive të futbollit kontinental, të cilën shumëkush e ka cilësuar si finalen e parakohshme.

Spanjollët vijnë në këtë sfidë me petkun e kampionëve të Europës në fuqi, të mbështetur te loja e dyshes së jashtëzakonshme Nico Williams-Yamal. Ndërsa në anën tjetër, heronjtë e PSG-së, Doue dhe Dembele, e nisin nga minuta e parë përkrah Mbappe, i cili vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i sulmit të “gjelave”./ D.C

Formacionet zyrtare:

Spanja: Unai Simon; Pedro Porro, Le Normand, Dean Huijsen, Marc Cucurella; Zubimendi, Merino, Pedri, Lamine Yamal, Nico Williams; Oyarzabal.

Franca: Maignan; Kalulu, Konaté, Lenglet, Theo Hernández; Doué, Rabiot, Koné; Olise, Dembele, Mbappe.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV