Irani njofton: Do t’i paraqesim SHBA-së propozimin për programin bërthamor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka deklaruar se shumë shpejt do t’i paraqesë Shteteve të Bashkuara propozimin për një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor. Kjo deklaratë erdhi pas kritikave ndaj propozimit të SHBA-së.

Siç thotë Irani, propozimi është i ekuilibruar dhe bën apel që edhe pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi.

“Sapo të finalizohet do t’ia propozojmë planin tonë palës tjetër, nëpërmjet Omanit. Është një propozim i arsyeshëm, logjik dhe i ekuilibruar dhe ne rekomandojmë që pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Bakayeri.

Ndërkohë sipas Iranit, propozimit të bërë nga ana e SHBA-së, “i mungonin prova”, dhe se kishte shumë paqartësi, por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar pesë raunde negociatash që nga prilli në një përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta pengonte Teheranin të pajiset me armë bërthamore. m.p.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV