Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Berat, Durrës, Elbasan e Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të shqyrtojë nesër, ditë e martë kërkesat e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për rrëzimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit dhe përsëritjen e tyre.

Koalicioni opozitar i është drejtuar KAS me kërkesë për zgjidhjen e pasojavë dhe urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare në qarqet Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë, këtë të hënë Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të bëhet këqyrja e kutive të fletëve të votimit për qarkun Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votimin brenda vendit.

Gjithashtu, KAS ka shqyrtuar dhe një kërkesë tjetër ankimore të depozituar nga koalicioni opozitar, për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër. Seanca e radhës për këtë kërkesë ankimore do të zhvillohet në datë 11.06.2025, në orën 10:30. m.p.

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV