Robert F Kennedy Jr shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., një skeptik i njohur ndaj vaksinave, ka larguar nga detyra të gjithë 17 anëtarët e Komitetit Këshillues për Praktikat e Imunizimit një grup që jep rekomandime zyrtare për vaksinimet. Vendimi u bë publik përmes një editoriali në Ëall Street Journal, ku Kennedy tha se komiteti ishte i “kompromentuar nga konfliktet e interesit”.

Sipas tij, shumica e anëtarëve kishin lidhje financiare me kompani farmaceutike që prodhojnë vaksina, gjë që sipas Kennedy ka dëmtuar besimin e publikut ndaj shëndetësisë publike. “Qëllimi im është të siguroj që amerikanët të marrin vaksina sa më të sigurta,” shkroi ai, duke kritikuar sistemin si të mbërthyer nga një “ortodoksi pro-industri”.

Tetë nga anëtarët ishin emëruar në janar 2025 nga administrata Biden. Shumica janë mjekë praktikues ose akademikë nga universitete të njohura mjekësore. Kennedy sqaroi se nëse nuk i shkarkonte tani, administrata e Presidentit Trump nuk do të mund të emëronte shumicën në komitet deri në vitin 2028.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të forta. Dr. Bruce Scott, president i Shoqatës Amerikane të Mjekëve, e quajti masën një “sulm ndaj një procesi transparent që ka shpëtuar mijëra jetë”. Senator republikan dhe mjek Bill Cassidy tha se Kennedy kishte premtuar gjatë dëshmisë në Senat se nuk do të kishte ndryshime në ACIP.

Në editorialin e tij, Kennedy theksoi se nuk e beson se anëtarët janë të korruptuar, por janë pjesë e një sistemi që favorizon interesat industriale. Ende nuk është bërë e ditur kush do të zëvendësojë anëtarët e shkarkuar. Takimi i radhës i ACIP-it është planifikuar për 25 qershor, ku do të diskutohet për vaksinat kundër COVID-19, gripit, meningokokut dhe sëmundjeve të tjera./e.t

Të fundit

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Lajme të tjera

Web TV