Testet e para japin rezultat/ Qelizat staminale ndihmojnë në kurimin e problemeve me sytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Riparohen dëme të pakthyeshme tek sytë falë qelizave staminale.

Trajtimi eksperimental është kryer në një spital amerikan të specializuar dhe arritja është publikuar ne revistën shkencore “Nature Communication”.

Ekipi mjekësor ka marrë qeliza staminale nga syri i shëndetshëm i një pacienti, më pas i kanë kultivuar në laborator për 2-3 jave e më pas i kanë transplantuar në syrin e dëmtuar. Procedura klinike është aplikuar mbi 14 pacientë dhe pas 18 muajsh nga transplanti.

Teknika ka rezultuar e suksesshme në 92% të rasteve. Problem që kishin pacientët ishte tek kornea e syrit, që është shtresa transparente dhe me e jashtme.

Në rast dëmtimi të kësaj zone, është e papërshtatshme të realizohet një transplant i Korneas.

Teknika me përdorimin e qelizave staminale ka rezultuar efikase, ku që në 3 mujorin e parë pas ndërhyrjes në 7 prej pacientëve, kornea është shëruar plotësisht, ndërsa në fund te trajtimit, ishte efikase dhe e sigurt për të gjithë pacientët, pa asnjë efekt anësor apo problematike tjetër.

Procedura do të kalojë teste të tjera dhe studime të mëtejshme, përpara se të kalojë në aprovimin përfundimtar nga autoritetet në SHBA./e.t

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV